“Ndarja” është tituli i këngës që e pati publikuar 12 vjet më parë, këngëtarja Mimoza Shkodra, shkruan Neutral Bizz.
Kjo këngë kishte bërë bujë dhe ishte shndërruar në hit, ku në cdo vend këndohej.
Pas shumë viteve, “Ndarja” ju rikthye sërish tregut muzikor, por kësaj radhe me një risi.
Marin dhe Cricket janë artistët që e risollën remixin e hitit me titullin “Unaza”, por nuk qëndroi gjatë në YouTube.
Pas publikimit, kënga u fshi nga YouTube nga këngëtarja Mimoza Shkodra.
Arsyet se pse u fshi kjo këngë nuk janë bërë ende të ditura nga artistët, por sipas asaj që shfaqet në fotografi, lë të kuptohet se bëhet fjalë për të drejta të autorësisë.