Dy burra në Prishtinë kanë rënë në duart e Njësitit të antidrogës (DHTN), pasi të njëjtit u kapën gjatë shit-blerjes së substancave narkotike.
Policia bën me dije që cak kontrolle ishin edhe shtëpitë e tyre, ku janë gjetur dhe konfiskuar 782 gramë e lëndës narkotike e llojit marihuanë, një peshore si dhe 942.5 euro.
“Nga njësiti i DHTN-së janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur gjatë shit-blerjes së substancave narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 782 gramë substance narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe 942.5 euro”, tha PK-ja.
Me vendim te prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.