Ushtria e Serbisë mohon se planifikoi aneksimin e veriut të Kosovës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës.

“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, tha ai në një konferencë për gazetarët.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *