Nënkryetari i Listës Serbe, Dragisha Miloviq ka vazhduar narrativën ruso-serbe që u bë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku u diskutua për “ndalimin e dinarit serb në Kosovë”, duke thënë se gjoja në këtë mbledhje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i vetmi që u mbajt përgjegjës për situatën e brishtë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Në protestën që u mbajt të hënën në veri të Mitrovicës, e thirrur fillimisht nga pensionistët serbë për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili e njeh euron si të vetmen valutë në Kosovë, Milenoviq duke thënë se “në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 13 prej shteteve anëtare nga 15 sa janë gjithsej, janë pajtuar që ai që krijon probleme e që shkakton telashe është Albin Kurti”, nuk përmendi fare deklaratat e përfaqësueses amerikane, e cila e mbajti Serbinë përgjegjëse për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
“Ky është rasti të themi që nuk pajtohemi me vendimet e Albin Kutit, vendime këto që vetëm sa e përkeqësojnë këtë situatë në veri. Dhe, në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është thënë, 13 prej tyre nga 15 (prej shteteve anëtare) janë pajtuar që ai që krijon probleme e që shkakton telashe është Albin Kurti”, tha ajo.
Ai vazhdoi propagandën e ruso-serbe duke thënë se gjoja serbët po “luftojnë për mbijetesë”.
“Ne jemi vëllezër dhe motra, të përcaktuar për paqe, po luftojmë për mbijetesë, duam që fëmijët tanë, si të gjithë fëmijët në botë të mund të shkollohen, të merren me sport, të kemi përmbajtje kulturore dhe jeni dëshmitarë se që 25 vjet, nuk kemi asgjë nga kjo, duhet pavarësisht nga të gjitha të këmbëngulim ashtu si u tha këtu, ne jemi në tokën tonë, asgjë te askujt nuk kemi marrë dhe në të gjitha ato provokime duhet të përgjigjemi siç tha Vladika Teodosije, me qetësi dhe krenari. Kjo është ajo që thonë: erdhi deri te fundi por sinqerisht shpresoj, që ka drejtësi edhe për ne serbët dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të thotë njëherë mjaft shkatërrimit ndaj serbëve që jetojnë ne Kosovë”, pretendoi ai.
Kujtojmë se ishte përfaqësuesja e ShBA-së në Nju Jork, Linda Thomas-Greenfield, e cila të enjten deklaroi se vendi i saj mbetet i përkushtuar për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se Serbia duhet të jep llogari për autorët e sulmit terrorist në Banjska, teksa kërkoi shtyrjen e vendimit të Kosovës për heqjen e dinarit.