Takimet me opozitën, ambasadorët e komandantin e KFOR-it, Lajçak: Ishte ditë tepër produktive

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimet që ka pasur sot në Prishtinë me partitë opozitare, ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe me komandantin e KFOR-it.

Lajçak ka thënë se ka pasur ditë produktive dhe diskutime të mira sa i përket zhvillimeve të fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për rrugën përpara.

Emisari sllovak ka thënë se është mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit e sotëm dhe për rolin e tyre aktiv dhe mbështetjen.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *