Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mosdhënie të mbështetjes së duhur ndaj shqiptarëve në Luginë.
Ai madje, shkon ehde më larg me deklarimet fyese kundër kryemisnitrit të Kosovës.
“Për ne në Luginën e Preshevës Albin Kurti është tradhtar kombëtar, pasi ka varrosur me marrëveshjen e Ohrit që ne të jemi pjesë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Arifi mes tjerash në deklarimni e tij.
Analisti nga Presheva, Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se i vetmi Albin Kurti nga të gjitha qeveritë deri tani, ka ndarë mjete edhe për Preshevën.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndryshuar dukshëm diskursin politik, në raport me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, duke ndar edhe mjete të konsiderueshme, prej 2 milon euro, e të cilat shumë e mjeteve nga qeverit e Republikës së Kosovës nuk ishin ndarë, as për një çerek shekulli.
Nëse, nuk ka ndryshuar diskursin politik, në raport me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, është Republika e Shqipërisë, ku Kryeministri Edi Rama, asnjëherë nuk ka ngrit e shtruar Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, mbi heqjen e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë, mbi diskriminimin dhe pastrimit etnik-pasivizimin, zhvendosjen dhe dëbimin, etj”, thotë ai
Ai deklarimet e Arifit i quan të pa matura.
Por, ai apelon që Kosova dhe Shqipëria ta ruajnë e kultivojnë frymën të unitetit në raport me Serbinë, e të mos sjellin përçarje e ndasi.
“Lidhur me pyetjen, të Kryetarit aktual të Preshevës, nuk isha lëshuar fare, në deklarata të pamatura.
Por, në radhë të parë në rrethana që po kalon Republika e Kosovës, bartësit e institucioneve, Kryetarët e subjekteve politike, shoqatë e dalura nga kryengritja e armatosur e UÇPMB-ës, që veprojnë në këtë Krahinë Shqiptare, vëllazërisht
kërkoj duke apeluar të ruajnë dhe kultivojnë frymën e unitetit, koordinimin e harmonizimin e qëndrimit, jo vetëm ndaj Prishtinës e Tiranës zyrtare, por edhe në raport me Beogradin zyrtarë dhe instanca e mekanizma ndërkombëtare.
Kryetari aktual i Preshevës, asnjëhërë nuk është ndëgjuar në adresimin e diskriminimit në adresë të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit sikur ndaj Kryeministrit Albin Kurtit, kështu energjinë dhe fokusin të orienton në jetësimin e Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, në mbrojtje të sakrificës së UÇPMAB-ës, në kthimin e Lapidarit të UÇPMB-ës, në ndaljen e diskriminimit dhe pastrimit etnik-pasivizimin, zhvendosjen dhe dëbimin, e diskriminimin në përdorimin e gjuhës shqipe, të simbolit kombëtar, në investime e përfaqësime, që ka prekur kufinjt e segregacionit, racizmit dhe aparteidit
Vetëm përmes frymës së ndërtimit të një qëndrimi të unifikuar e koordinuar të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, do të arrihet të jetësohet vullneti, e assesi duke përçarë e duke ndjell ndasi”, përfundon ai për “Bota sot”.