Pjesa ll/ Në draft-statutin e Asociacionit thuhet se ‘serbët janë me shekuj’ në Kosovë

Gazeta Neutral ka publikuar pjesën e parë të draft-statutit të Asociacionit ku flitet për rregullimin e strukturës brenda Policisë.

Këtë document që e ka Neutral është një dokument në gjuhën angleze me 24 faqe dhe 45 nene.

Në nenin 2 të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të pranuar nga Albin Kurti, për ta argumentuar statutin thuhet se serbët e kanë këtë të drejtë bazuar mbi “të banuarit në Kosovë me shekuj”.

Siç theksohet, draftstatuti është në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Rregullimin e Normalizimit të Marrëdhënieve, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe me Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura dhe se “qeveria e miraton atë pa asnjë parakusht”, derisa e demonstron gatishmërinë për ta zbatuar Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *