Jonathan Hargreaves, është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, kështu duke pasuar Nicholas Abottin.
Ambasada britanike në njoftim ka thënë se Abott do të transferohet diku tjetër në shërbimin diplomatik.
“Jonathan Hargreaves është emëruar ambasador në Republikën e Kosovës në vend të z. Nicholas Abbott, i cili do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik”, thuhet në njoftim.
Hargreaves do të nis detyrën në fillim të vitit 2024.