Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për integrim në BE dhe NATO, edhe pse vendi ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikacione nuk janë bërë.
Sipas saj, në Kosovë thonë se duan të bëhen anëtarë të NATO-s, BE-së dhe Këshillit të Evropës, por nëse dikush i njeh rregullat, duhet të luajë me ato rregulla në vend që t’i shkelë ato.
“Partnerët ndërkombëtarë janë të lodhur nga mosveprimi i Prishtinës, dhe kjo çoi në futjen e masave ndëshkuese nga BE-ja vitin e kaluar”, tha ajo.
“Të gjithë pajtohen se ka nevojë për përfundim të suksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, theksoi ajo.
Ajo ka komentuar edhe vendimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës që transaksionet me para të gatshme duhet të jenë në euro që nga 1 shkurti.
“Kosova si shtet sovran ka të drejtë të vendosë se cilën valutë do të përdorë, por mënyra se si u përpoq ta zbatonte atë vendim është problematike”, komentoi Von Cramon.