Arrestohen dy persona për ‘mashtrim’ me kontrata pune jashtë vendit, përfituan rreth 80 mijë euro

Dy persona janë arrestuar për ‘mashtrim’ të personave të ndryshëm në regjionin e Ferizajt duke u kërkuar para me qellim të punësimit jashtë vendit, në Irak, Afganistan dhe Poloni, ku kanë kërkuar nga viktimat para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro me qellim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani.

Në bazë të dëshmive të siguruara deri me tani dyshohet se vlera e mashtrimit të përfituar nga të dyshuarit arrin në 80,000.00 (tetëdhjetë mije) euro, shkruan Neutral.al.

Komunikata e plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për “mashtrim”

Dyshohet se përfituan rreth 80 mijë euro, gjoja për sigurimin e kontratave të punës jashtë vendit

Prishtinë, 02 tetor 2023

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori për Hetime Financiare pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj me datë 02.10.2023 kanë arrestuar dy persona të dyshuar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “Mashtrimit” e sanksionuar sipas kodit penal të RKS-së.

Të dyshuarit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje gjatë viteve 2021 – 2022 dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm në regjionin e Ferizajt duke u kërkuar para me qellim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan dhe Poloni, ku kanë kërkuar nga viktimat para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro me qellim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani. Në bazë të dëshmive të siguruara deri me tani dyshohet se vlera e mashtrimit të përfituar nga të dyshuarit arrin në 80,000.00 (tetëdhjetë mije) euro.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezence të avokateve mbrojtës ku i dyshuari me iniciale (N.L.) me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara (K.L.) është liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *