Një ushtar italian ka vdekur dje në një aksident trafiku në Pejë.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë në mes të dy veturave.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy shtetas të huaj dhe një kosovar.
I dyshuari per shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjeksore, dhe ndaj tij eshte caktuar masa e arrestit per 48 ore nga prokurori kujdestar.
“Pejë 24.10.2023 – 15:20. Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te hua, si dhe një mashkull kosovar. Te lenduarit jane derguar per tretman mjekesor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas I huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari per shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjeksore, dhe ndaj tij eshte caktuar masa e arrestit per 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.