Lajçak sot në Prishtinë, Osmani s’mund të takohet për shkak të agjendës

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë.

Presidentja Vjosa Osmani nuk do ta takojë atë për shkak të siç thonë nga kabineti i saj mospërputhjeve të agjendave.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”.

Deri më tani nga Zyra e Kryeministrit është konfirmuar vetëm takimi i tij me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *