Sot, Gjykata Speciale është duke bastisur shtëpinë e ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami.
Insajderi ju sjell pamje nga shtëpia e Behramajt, e cila ndodhet tek Rruga C në kryeqytet.
Një ditë më parë, saktësisht pas bastisjeve të kryera tek dy ish-këshilltarë tjerë të Thaçit, Behrami reagoi ashpër ndaj kësaj gjykate.
Ai tha se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste.
Tutje Behrami i cilësoi si skandaloze dhe të paprecedent bastisjet e kolegëve të tij, Shalës e Smakajt.
“Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai mes tjerash.