Sherifi: Marrëveshja me Serbinë ka dy rrugë, formimin e Asociacionit ose një zgjidhje territoriale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bilall Sherifi, sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit po e cilëson si agresion të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Ai i tha Ekonomisë Online se fitorja e policisë në terren nuk po përkthen edhe me fitore në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

“Agresioni i Serbisë ndaj Kosovës është i pa precedent që nga çlirimi i vendit Qeveria e Kosovës pak ka bërë që t’i bëjë aleatet të besojnë në vërtetën tonë, e vërteta është e hidhur ku është vrarë edhe një polic i pafajshëm, kjo fitore e Policisë së Kosovës në terren do të përkthehet në fitore në tavolinën e bisedimeve nuk shoh që diçka e tillë është duke ndodhur Qeveria e Kosovës e ka për detyrë këtë fitore operacionale ta shndërrojë edhe në fitore politikë dhe diplomatike”, ka thënë Sherifi.

Ai pohoi se deklarimet e kryeministri dhe presidentes rreth Asociacionit, tregojnë se Kosova nuk ka një politikë të përbashkët. Sherifi shton se marrëveshja me Serbinë ka dy rrugë ose zgjidhjet territoriale, ose Asociacioni.

Sipas tij, nuk mund t’u iket marrëveshjeve të arritura më herët.

“Kjo tregon që ata janë të pa harmanizuar njeri me tjetrin, dhe secili ka pikëpamje të veta, kjo dëshmon që Kosova nuk ka një politikë të përbashkët, askush nuk mund të iu ikë marrëveshjeve të arritura më herët, veç nëse ke vendosur të gjesh një rrugë tjetër drejtë një marrëveshje me Serbinë, marrëveshja me Serbinë ka dy rrugë ose zgjidhjet territoriale, ose Asociacioni, status-qou na ka kushtuar ne, por jo edhe Serbisë, Serbia status-qou vazhdimisht e ka përdorur për të nxjerrë përfitime nga BE-ja”.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Sherifi, foli edhe për mos dekretimin në kryeje të kryeprokurorit të Shtetit nga presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se kjo mund të përbëjë shkelje kushtetuese.

“Shumë njohës të Kushtetutës sonë thonë që ajo ka bërë shkelje të kushtetueses, vetëm më zvarritje, e lë më me refuzimin e dekretimit, por me zvarritjen për nëntë muaj, apo dymbëdhjetë, ka bërë shkelje të Kushtetutës, mbetet te partitë politike dhe te Këshilli Prokurorial që ta dërgojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, sepse jo çdo qytetar mund ta dërgojë një çështje në Gjykatë Kushtetuese, veç nëse ndaj tij është ushtruar ndonjë padrejtësi, aq sa dëgjova nga shumë ekspert nëse çështja dekorohet në Gjykatë Kushtetuese, sipas gjitha gjasave do të konstatoj që presidentja e Republikës së Kosovës ka bërë shkelje të Kushtetueses së Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *