Kosova e nis me fitore Botërorin e karatesë që po mbahet në Hungari

Kosova e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Botëror të karatesë për seniorë në të dyja konkurrencat që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Meshkujt e mposhtën nënkampionen evropiane, Belgjika, duke e regjistruar një rezultat të mahnitshëm në Budapest të Hungarisë.

Kosova fitoi me rezultat 3:1 në një përballje mjaft të vështirë, ndërsa garuesit e saj e treguan një përkushtim të madh për të arritur rezultate pozitive në këtë garë prestigjioze.

Kosovën në Botëror po e përfaqësojnë karateistët, Elhami Shabani, Mirlind Rexhepi, Benjamin Shabani, Endrit Beka, Jakup Ajdari, Shpresim Shabani dhe Albinot Selmani.

Nesër, Kombëtarja e Kosovës do të takohet me Jordaninë, një tjetër ekip mjaft i fortë.

Ndërkohë, sot fitores iu gëzua edhe ekipi i femrave të Kosovës në Botëror, i cili e mundi Anglinë me rezultat të pastër, 2:0.

Nesër, karateistet e Kosovës do të përballen me Japoninë.

Në këtë garë, vendin tonë po e përfaqësojnë karateistet: Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Albulena Gervalla dhe Hatigje Zejnullahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *