Pas disa hetimeve, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar një qytetar të dyshuar për marrjen me fajde.
Personi me inicialt G.J është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari G.J., gjatë fundit të vitit 2022 dhe 2023, në komunën e Vitisë, duke u marrë me aktivitet kriminal, ka dhënë para me fajde në vlerë prej 4.900 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat ti kërkonte nga i dëmtuari M.A., me kamatë prej 10%.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë pa leje.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprat e sipërshënuara penale dhe ndaj tij prokurori i shtetit do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale./Indeksonline/