Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i 5-të i mbrojtjes, Mark Shala (me kodin 4754) në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.
Shala nuk është prezent fizikisht në seancën gjyqësore, mirëpo është i pranishëm përmes video-lidhjes.
Dëshmitari, Mark Shala do të dëshmojë pa masa mbrojtëse në seancën e gjyqit.