Forcat ushtarake amerikane sulmohen me dron në Siri

Një forcë ushtarake amerikane është sulmuar me dron, por nuk ka raportime për të lënduar, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët, të cilët folën për Reuters në kushte anonimiteti, thanë se baza Al-Tanf, e vendosur pranë kufijve të Sirisë me Irakun dhe Jordaninë, ishte sulmuar.

Javët e fundit, sulmet kundër trupave amerikane janë shtuar në pjesë të ndryshme të Lindjes së Mesme, në sfondin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit. /Abc news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *