Shqiptares i kapen 30 mijë dollarë në çantë dore, po vinte nga Kanada

Policia Kufitare në Kapshticë, ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku ka sekuestruar 30 mij]ë dollarë kanadezë të padeklaruara.  Ndërsa është proceduar penalisht poseduesja.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobus linje, me të cilin udhëtonte si pasagjere shtetasja S. Th., 54 vjeçe, banuese në Kanada. Gjatë kontrollit të ushtruar, 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *