Sardi Strugaj ka lënë dyshime se do të futet sonte në shtëpinë e “BBV”. Me anë të një statusi në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit ai ka shkruar: Më uroni fat!
Por aludimet i shton ende më shumë motra e tij që shkruan:
Sardi iku, po nxitoj tha të çoj makinën në servis. Ai e çon makinën në servis vetëm kur do ikë jashtë ose brenda?!
Sardi, javën e kaluar u shpreh se atë mbrëmje nuk do të futej në shtëpinë e “BBV”, por nuk specifikoi nëse do futet më vonë apo jo.
Sonte do të futen gjashtë banorë të rinj në shtëpi, dhe njëri prej tyre mendohet që do të jetë Sardi, ka raportuar një media në Shqipëri.