Inter humbet një lojtar të rëndësishëm për një kohë të gjatë

Pati skena shqetësuese për Interin kur Benjamin Pavard u largua me një lëndim në gju gjatë ndeshjes së Serie A  kundër Atalantas.

Ishte një situatë e çuditshme, pasi të dy Ademola Lookman dhe Teun Koopmeiners kërcyen në të njëjtën kohë për të arritur krosimin e Davide Zappacostas.

Ata u përplasën me njëri-tjetrin dhe me Pavardin, i cili ishte në afërsi, duke bërë që gjuri i tij i majtë të shtrëngohej nga përplasja.

Stafi mjekësor u fut menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe si zëvendësues i tij në fushë hyri Matteo Darmian , duke shkaktuar frikë se lëndimi i tij mund të jetë shumë i rëndë. Kur u vendos në barelë, Pavard këmbënguli të ngrihej në këmbë dhe të dilte nga fusha në këmbët e tij.

Tani do të bëhen më shumë teste për të përcaktuar shkallën e lëndimit, veçanërisht përpara ndeshjeve të mëdha që vijnë, duke përfshirë vizitën në Austri ndaj RB Salzburg në Ligën e Kampionëve.

Thuhet se Pavard mund të jetë jashtë fushave për një periudhë prej gjashtë deri në tetë javë, por nëse operacioni është i nevojshëm, ai mund të humbasë disa muaj.

Pavard kishte një histori problemesh me lëndime në Bayern Munich dhe iu bashkua Interit gjatë verës për rreth 30 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *