Ish banori i Big Brother Vip Kosova, Andi Artani ka thyer heshtjen dhe së fundmi ka folur për ish lidhjen e tij me modelen, Gresa Hotin.
Në një intervistë, Andi u shpreh se Gresa është një vajzë e mirë, por naive.
Ai shtoi se historia e tyre e dashurisë ishte njëra prej më të bukurave që kishte, dhe se ndjenjat ishin reale si brenda shtëpisë së BBVK, ashtu edhe jashtë.
“Gresa si individ qikë e mirë po është naive, Me faktin që nuk muj me mohu pjesën që ka qenë njëra prej historive më të mira që e kam pas edhe kjo krejt falë bigut, ndjenjat që i kam pas janë kanë më së reale edhe brenda edhe jashtë, e kam pa ka thënë që arsyeja e ndarjes ka qenë që nuk jemi përshtat. Pjesërisht e saktë por mungojnë disa gjëra, kuptimi i botës është gjë e dyanshme dmth qysh pret ti me ja kuptu botën dikush prite edhe tjetrën duhet me u kuptu të dytë me njeri tjetrin” , ishte shprehur ai, përcjell Arbresh.info
Andi tutje tha se e ka kuptuar botën e saj mjaftë mirë, ndërsa ka lën të nënkuptohet se ajo nuk e ka bër të njëjtën gjë dhe se ka vazhduar t’i përsëris gabimet.
“Ja unë e kam kuptu botën e saj ja nuk del një mashkull që ja kupton më mirë, në një mënyrë të thellë. Vjen në një pikë në një moshë që thu okej i kam kalu aventurat, boll e ngove shoqnin dhe qefin e tyre kur vazhdon me i bë ganat e njëjta, Nuk pres ndryshim prej dikujt që nuk sheh probleme në ato gjëra që i bën sepse nuk mundesh me u shëru në të njëjtin vend kur je smu”, kishte thënë ai.
E kësaj deklarate të tij në një mënyrë indirekte i është përgjigjur Gresa.
Në një instastory ajo ka ndarë një thënie ku thotë:
“Ne të gjithë e njohim dikë që flet keq, njerëzit toksik kur viktimizohen janë gjëja më qesharake”, thuhet në Instastoryn që ka ndarë ajo.