Bukuroshja dhe prezantuesja e njohur kosovare, Elita Rudi, është tërhequr pak nga ekrani.
Që nga “Big Talk”, më nuk e kemi parë të përfshirë në ndonjë format televiziv.
E, në jetën privtate ka mjaftë zhvillime, kryesisht në aspektin biznesor dhe atë të rrjeteve sociale.
Së fundi, bukuroshja ka ndërmarr një udhëtim në Itali, por jo gjithçka ka shkuar më së miri.
Ajo, ka treguar në Instagram se e ka humbur bagazhin, për çka i ka nisur kërkimet prej disa ditësh, shkruan “Kosovarja”
Elita, ka bërë të ditur se për këtë arsye, sot do të hapë rast në policinë e Kosovës.
Të kujtojmë që pesë ditë pas humbjes së gjësendeve në aeroporte dhe mos gjetjes së tyre, ato konsiderohen të zhdukura, për çka mund të inicohet rast.