Meti Alshiqi sërish ‘përplaset’ me Edona James: Shko vishu

Edona James mbrëmë (e premte) u zgjodh e preferuara e publikut së bashku me Gani Gërminë dhe Bleron.

E kjo duket t’i ketë penguar banorëve të tjerë dhe një përplasje menjëherë kishte filluar me Meti Alshiqin.

Moderatori i tha transgjinores që të mos bëjë gjeste dhe se nuk do të sillet më me të në këtë mënyrë.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas kësaj, banorët kanë filluar ta injorojnë bionden, përfshirë këtu edhe Ylli Dervishin e Besartin.

Në një moment në kuzhinë, Meti i thotë Edonës që të vishet, pasi qëndron vetëm me peshqir.

Foto: Screenshot/YouTube

“A bën të lutem kështu kur je në kuzhinë, shko vishu”, u shpreh Meti.

Diskutimi i tyre më pas vijoi ku u përfshinë edhe disa banorë të tjerë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *