Dështon konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të rezervave shtetërore, Vetëvendosje nuk merr pjesë

Komisioni Hetimor në Kuvend për Rezervat Shtetërore ishte paralajmëruar të filloj sot në orën 10:00. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ngase deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë ardhur në Komision.

Komisionit për Hetimin Parlamentar për Dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore ka dështuar konstituimi i saj. Deputetët e opozitës po fajësojnë kolegët e Vetëvendosjes për dështimin e sotshëm, shkruan Neutral.al.

Pal Lekaj thotë se është pa përgjegjshmëria e tyre po tregon se diçka po fshehin dhe po frikësohen.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, thotë se janë parë deputetët e pozitës dhe nuk kanë ardhur, pra nuk është që nuk kanë qenë të informuar por nuk kanë dashur të vijnë.

Edhe kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalak, tregon se ka takuar deputetin Armend Muja të VV-së, i cili i ka thënë se ka komision tjetër dhe të lajmërohem, më pas nuk i është lajmëruar. Thotë se nuk mund të ikin sepse do të mbledhen çdo ditë.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk vijnë në komision për kundër që është pritur nga ata opozitar për mbi 30 minuta. Më votë të deputetëve pjesëmarrës nga partitë opozitare caktohet ora 15:00.

Iniciuesi i këtij komisioni, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së fundit ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga ana e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Kujtojmë se në skandalin me furnizimin me rezerva shtetërore dyshohet se janë të përfshirë ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi dhe disa zyrtarë të tjerë.

Në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore, policia pati arrestuar Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarë të tjerë.

/Gazeta Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *