Lajçaku takon nesër paradite krerët e opozitës, pritet t’ua prezantojë draft-statutin e Asociacionit

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do të vijë të hënën pasdite në Kosovë, për një vizitë dyditore.

Sot gjatë ditës pritet të takojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ndërsa nesër krerët e opozitës.

Demokracia.com merr vesh se diplomati evropian do të presë në takim të përbashkët tre liderët opozitarë.

Demokracia.com po ashtu mëson takimi me Memli Krasniqin (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ramush Haradinajn (AAK), do të mbahet nesër në orën 10:15 në zyrat e Bashkimit Evropian.

Lajçak, pritet t’ia prezantojë opozitës draftin e ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropiane, deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur të rëndësishme vizitën që i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog Mirosllav Lajçak, do ta zhvillojë në Kosovës.

Krasniqi i tha Ekonomia Online, se pret që emisari evropian krerëve të partive opozitare t’ua prezantojë draftin e Asociacionit, i cili javë më parë i është dhuruar kryeministrit Albin Kurtit nga pesë emisarët.

Ajo tha se kjo vizitë është e mirëpritur pasi sipas saj, nga ky takimi me emisarin evropian do të mund të dihet se për çfarë draft Asociacioni bëhet fjalë.

“Dëgjuam përmes mediave që Lajçak do të vije në Kosovë. Unë pres që ai të vije dhe të prezantoj draftin e Asociacionit. Por e rrugës do të ishte që kryeministri Kurti t’i njoftojë partitë opozitare jo Lajçaku. Mirë që edhe ai po vijë, po shpresoj që të del diçka nga ai takim dhe të dimë se për çfarë statuti të Asociacionit po bëhet fjalë”.

“Është shumë i rëndësishëm çdo takim që vjen nga faktorët ndërkombëtare. Për ne më e rëndësishme do të ishte që Kurti vetë ta prezanton draftin e asaj marrëveshje. Ju e patë atë ditë në Kuvend që nuk e prezantoj. Dhe po presim që tash Lajçak që të prezantoj për partitë opozitare”.

Lajçaku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë, raporton EO.

Emisari i BE-së vjen në Prishtinë rreth dhjetë ditë pas takimeve të fundit në Bruksel më 26 tetor, ku Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan ndaras me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *