Në fillim të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, banorja Edona James, deklaroi se vetëm Gani Gërmia sipas saj është burrë brenda shtëpisë.
Por duket se me kalimin e ditëve, transgjinorja nga Suhareka ka ndërruar mendim për gazetarin e humoristin e njohur.
Kjo në bazë të ngjarjeve të përditshme e po ashtu edhe debateve në të cilat janë përfshirë.
Së fundmi, biondja e ka gjuajtur Ganinë ‘gjarpër’, teksa është në dhomë duke biseduar me banorët e tjerë.
“A po e shihni, ai Ganiu është gjarpri”, u shpreh ajo.
Gjatë këtyre ditëve ndryshe ka pasur përplasje e biseda të ndryshme mes banorëve në BBVK.
Kjo pasi tashmë veç kanë filluar nominimet dhe këtë të premte (3 nëntor) pritet të dalë njëri nga konkurrentët. /Telegrafi/