Bota e futbollit ka sytë në kryeqytetin francez Paris, ku në mbrëmje ditën e sotme do të ndahet çmimi më i madh individual, Topi i Artë.
Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë tepër afër në numrin e votave për fituesin e Topit të Artë të këtij viti, kanë konfirmuar organizatorët e këtij eventi madhështor.
“Këtë vit është ngushtë… është shumë, shumë ngushtë”, ishte mesazhi i kryeredaktorit të France Football, Vincent Garcia, i cili komentoi votimin për Topin e Artë 2023 mes Messi, Haaland dhe Mbappe.
France Football, natyrisht, ka kryesuar çmimin prestigjioz për pjesën më të madhe të historisë së tij.
Tre lojtarë janë kandidatët kryesorë për trofeun e Topit të Artë të këtij viti. Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, dhe Haaland udhëhoqi Manchester Cityn në kurorën e trefishtë (Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve).
Ndërkohë, Mbappe shënoi një hat-trik në finalen e Botërorit për Francën, pavarësisht se nuk u kurorëzua kampione, dhe fitoi Këpucën e Artë në Kampionatin Botëror.
Kujtojmë se fituesit e çmimit kryesor në garat për meshkuj dhe femra, si dhe për nderime të ndryshme dytësore do të zbulohen sot në ceremoninë e Topit të Artë 2023, që do të mbahet në Theatre du Chatelet në Paris.