Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë sot ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e Bashkim Smakajt.
Afër shtëpisë së ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj, po qëndrojnë ekipet e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.
Ekipi i T7 po qëndron afër shtëpisë së Smakajt dhe sjell pamje prej atje.
Bashkim Smakaj ka qenë drejtori i parë i AKI’së, pozitë të cilën e mbajti për një mandat të plotë, mirëpo pas riemërimit, ai dha dorëheqje.
Ndërsa, Blerim Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.
Express ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.