Gjykata Speciale kryen bastisje në banesën e Blerim Shalës

Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë është duke kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *