Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë.
Sipas policisë në dy raste të ndara në regjionin e Prishtinës dy persona kanë raportuar se janë sulmuar me armë zjarri.
Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, përderisa lidhur me rastet janë duke u kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.