Eddie Nketiah dhuron spektakël me një tregolësh në ndeshjen ndaj Sheffield United, të cilën Arsenali e fitoi me rezultatin e thellë 5-0.
Sulmuesi i talentuar anglez shënoi tre herë brenda 30 minutave, me golin e parë në të 28-ën dhe të tretin me një goditje spektakolare nga distanca në të 58-ën, duke kompletuar një pasdite magjike dhe marrë në shtëpi topin e ndeshjes.
Më pas ishte Vieira që shënoi golin e katërt me penallti në minutat e fundit, teksa japonezi Tomiyasu vulosi triumfin në minutat shtesë, duke çuar shifrat në 5-0. Arsenali u rikthye kështu te fitorja dhe u ngjit i vetëm në vendin e dytë me 24 pikë, dy më pak se Tottenhami që kryeson renditjen.