Adri për Albyn: Krejt shqiptaria e ka parë materialin e saj, i thash duhet të pendohesh tek Zoti

Adri dhe Iliriana janë çifti i vetëm në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ata janë të përfshirë shpesh nëpër biseda me konkurrentët e tjerë, duke diskutuar për tema të ndryshme.

Këngëtari ka folur me disa nga banorët e tjerë për Albyn, duke thënë se kjo e fundit e ka keqkuptuar një bisedë të tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai është shprehur se i ka thënë që të pendohet tek Zoti për të kaluarën e saj, derisa ajo pas kësaj ka reaguar keq.

Aktorja e filmave për të rritur është shprehur se e gjithë shqiptaria e ka parë materialin e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

“Krejt shqiptaria e ka parë materialin e saj. I thashë e rëndësishme është që t’i të pendohesh tek Zoti dhe mos ta bësh më atë gabim”, u shpreh Adri.

Nga ana tjetër, Alby ia ktheu: “Tha kush je ti që ma luan Zotin”.

Tani në BBVK kanë nisur debatet e ashpra me njëri-tjetrin e situatat e tensionuara. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *