Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për “Operacionet me Para të Gatshme”, nuk sjell ndonjë ndryshim në listën e mjeteve të lejuara të pagesave.
Bislimi theksoi se në Republikën e Kosovës monedha e vetme e lejuar për përdorim si mjet pagese është Euro.
Sipas tij regullorja e BQK-së s’është derivat i negociatave politike në Bruksel dhe s’ka ndikim në procesin e normalizimit me Serbinë.
“Andaj edhe nuk ka se si tё shkaktojё krizё humanitare e as tё privojё cilindo qytetar nga pranimi dhe shpenzimi i tё ardhurave tё tyre”, ka thënë tutje Bislimi.
Bislimi ka thënë se vetmja gjë që zvogëlohet fuqishëm është hapësira për keqpërdorim në emër të përkrahjes e ndihmave sociale, që sipas tij është praktikë e sekserëve politikë në Beograd, të cilët Bislimi thotë se për çdo dinarë që e kanë dërguar tek komuniteti serb në Kosovë kanë vjedhur 5 fish më shumë.
“Insistimi qё edhe mё tej, transferi i parave pёrtej kufirit shtetёror tё bёhet dhe tolerohet nё mёnyrё klandestine, me thasё e vetura individuale, e pastaj tё shpёrndahet pёrmes zyreve tё paregjistruara e të palicensuara, jo vetёm qё ngjason nё ide tё shekullit të 19-të, por edhe synon mbajtjen e qytetarёve pёrfitues nё ilegalitet dhe varёsi konstante nga tё njëjtёt sekserё”, ka pëfunduar Bislimi.