Këta janë të dyshuarit për investime në Kosovë, me para të fituara ilegalisht në Belgjikë

Policia e Kosovës njoftoi më herët se në tri lokacione të ndryshmme në Gjakovë janë bërë kontrolla, nën dyshimin se disa shtetas kosovarë kanë krijuar në menyrë të dyshimtë të ardhura në Belgjikë e më pas i kanë investuar në paluajtshmëri në Kosovë.

Bastisja ka ndodhur sot rreth orës 19:20.

“Dyshohet se shtetas të Republikës se Kosovës në bashkëveprim me disa shtetas të Belgjikës gjatë periudhës kohore 2020 -2022 janë marrë me veprimtari penale dhe dyshohet të kenë krijuar të ardhura të mëdha të cilat përmes rrugëve të ndryshme i kane transferuar në Kosovë duke investuar në paluajtshmëri. Gjatë kontrollit është arritur të sigurohen fatura të shpenzimeve, të cilat të dyshuarit i kanë investuar në Kosovë, e që dyshohet të jenë produkt i veprave penale të kryera nga ana e tyre ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Burime të Indeksonline pohojnë se të dyshuarit në fjalë janë Vllaznim Shehu, Ramiz Brovina dhe Nurije Brovina.

Nga ana e policisë bëhet e ditur se i tërë aksioni i hetimeve është bërë në bashkëpunim me një ekip nga Belgjika.

Njësia e Hetimit të Krimeve Ekonomike, bashkë gjyqtarin dhe tre policë belgë janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

“Rasti vazhdon të hetohet në bashkëveprim me autoritetet e Belgjikës” thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *