Automjeti me targa Sllovene që dyshohet se vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, pas vrasjes u dërgua për tu çmontuar për pjesë këmbimi në një servis në Kosovë. Autoritetet Sllovene kanë njoftuar zyrtarisht me letërporosi prokurorinë shqiptare për informacionet që ata kanë në lidhje me automjetin. Hetuesit e huaj tashmë i kanë orientuar grupin hetimor shqiptarë të përqendrohen në Kosova në kërkim të gjurmëve dhe provave të atentatit mafioz, shkruan TvKlan.al.
Pas marrjes së përgjigjes së letërporosisë së parë, prokuroria e Tiranës ka nisur një letërporosi të dytë në drejtim të drejtësisë Sllovene, për të kërkuar më shumë të dhëna mbi automjetin. Gjithashtu burime konfirmojë se prokuroria ka nisur letërporsi edhe autoriteteve kosovare. Hetuesit shqiptar kërkojnë informacion nga Kosova në lidhje me servisin e makinave, ku do të bëhej çmontimi i automjetit në fjalë.
Prokurorët kërkojnë që të zbulojnë se kush është personi që e mori makinën në servis. Po ashtu edhe se kush e dërgoi mjetin për ta çmontuar. Nëse kjo e dhënë sigurohet, atëherë prokurorët mund të kenë një piste të re që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të krimit të rëndë.
Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, u ekzekutuan në 17 Korrik të 2022 tek mbikaliami i Fush-Krujës, në një atentat të mirëorganizuar.
Përveç breshërisë së automatikave, trupat e dy prej të rinjve u dogjën brenda makinës. Ende grupi hetimore nuk ka mundur ende të identifikojë autorët e këtij krimi.
Hetuesit kanë dyshime se Brilant Martinaj u vra për shkak të përplasjeve të grupeve kriminale. Ai është kushëriri i Ervis Martinajt i njohur si mbreti i lojrave të faktit. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej datës 7 Gusht të 2022. Martinaj u dënoncua nga xhaxhai i tij pasi kishin humbur kontaktet me të. Prokuroria ende nuk ka një përgjigjie për fatin e bosit të lojrave të fatit./TvKlan.al/