“Kolegji Evropian, një dhuratë që Shqipëria po i bën Evropës”

Këtë pasdite të 16 tetorit, në Tiranë është përuruar Kolegji i Evropës, në prani të liderëve evropianë dhe atyre të rajonit – të mbledhur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalën e saj e cilësoi vendosjen e kampusit në Tiranë, një dhuratë madhore që Shqipëria po i bën Evropës.

Ajo falënderoi kryeministrin e vendit, Edi Rama, për idenë e tij të hedhur një vit më parë.

Kështu von der Leyen thotë ky është moment i veçantë për të që përfaqëson Evropën.

“Këtu do  të kemi studentë nga Shqipëria, nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe nga Bashkimi Evropian”.

Ajo hodhi një paralele me Poloninë, për të cilën tha se kolegji atje u hap para se Polonia të bëhej vend anëtare e unionit.

Presidentja e KE-së shprehu bindjen se kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë.

“Faleminderit që na keni mirëpritur këtu si Kolegj Evrope”.

Ndërkaq, presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen evropiane.

“Shqipëria është një dritare për të ardhmen tonë Evropiane. Ky kampus do t’ju ndihmojë për tu përgatitur për Evropën”.

Sipas tij, Kolegji e sjell rajonin më pranë Evropës dhe Evropën më pranë rajonit.

“Do të jetë një burim frymëzimi për brezat nga rajoni dhe nga bota. Me kërshëri presim ata që do të përfundojnë studimet në Kolegjin e Evropës në Tiranë”.

Nga ana tjetër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se dija është dhurata më e madhe që BE “na jep ne”.

“Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit dhe ata që nuk janë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës.

Duke na mësuar diçka, që nuk ka nevojë që të gjithë të biem dakord me njëri tjetrin për të jetuar mirë”.
Sipas tij, kjo është një dhuratë që “ne shqiptarët e çmojmë shumë, pasi u izoluam nga bota për shekuj të tërë dhe nuk patëm mundësi të zgjidhnim me kë të rreshtoheshim”.

“Për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë dhe ishte shkëlqyer dhe për merite të popullit shqiptar, zgjedhja e parë e lirë dhe zgjedhja e mirë me BE-në, gjithmonë. Na keni me vete dhe kurrë s’do të reshtim së dashuri juve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *