Santiana, si një nga ish-banoret më të komentuara të këtij edicioni të ‘BBVK’, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur më tepër lidhur me eksperiencat brenda shtëpisë, si e kanë pritur pas daljes së saj dhe shumë e shumë gjëra të tjera.
Santiana ishte pjesë e shtëpisë më të ndjekur për rreth 3 muaj e 2 ditë, dhe shprehet se akoma e ka pak të vështirë përshtatjen me botën jashtë.
Siç e kemi parë marrëdhënia mes Bucit dhe Santianës ka qenë shumë e fortë, si në lojë dhe jo vetëm. E pyetur sesi e ka pritur largimin e Bucit ajo shprehet:
‘Nuk e kam pritur largimin, por në atë moment domethënë ka qenë momenti që jam gëzuar më shumë sesa gjithë rrugëtimi im në ‘BB’. Sepse shpëtova! Dhe e pash që njeriu i drejtë nuk humbet kurrë! Dhe e kuptova që po më donin njerëzit, po donin Santianën siç është, siç e kanë parë, dhe nuk kam dashur asnjëherë të dukem si viktimë. Kam dashur të luftoj deri në fund dhe jo të viktimizohem, por atë natë domethënë kur kam ndejtur akoma në shtëpi për mua ka qenë fitorja më e madhe!”- ka thënë ajo.