Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë!

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për veprën penale “vjedhje”.

Organet e rendit, me lejen e Prokurorisë Themelore – Departamentit të Përgjithshëm, po bëjnë thirrje ndaj qytetarëve për ndihmë në identifikimin dhe arrestimin e këtij të dyshuari.

“Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin  e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për veprën penale”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Neutral

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, vijon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *