Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit. Kjo përballje, zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në orën 18:45. I takon xhiros së dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës.
Në portë, te Ballkani do të jetë Enea Koliçi, ndërsa reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga Armend Thaqi e Lorenc Trashi në krahë dhe Lumbardh Dellova e Bajram Jashanica në qendër. Kapiteni Edvin Kuç do të jetë në mesfushë së bashku me Qëndrim Zybën, Nazmi Gripshin e Marsel Ismajlgecin.
Ndërkohë, sulmit të kampionit të Kosovës, do t’i prijnë Albin Berisha e Almir Kryeziu.