PAMJE| Mësohet identiteti i personit të vrarë sonte në Vushtrri

Më herët u raportua se ka ndodhur një rast i rëndë në Vushtrri.

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin ku mbahet tregu në Vushtrri.

Sipas Jepi Zë, dyshohet se viktima është Fatos Zenuni dhe të plagosur janë dy shokët e tij.

Janë publikuar disa pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ku sipas pamjeve në ngjarjes është prezent edhe Policia e Kosovës.

Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar lidhur me rastin apo edhe shkaqet që kanë çuar deri tek ky incident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *