Maqedonci mohon se Shefi i AKI-së ishte pjesë e takimit me Dejona Mihalin

Në një raportim të Paparacit mëngjesin e të dieles u tha se e pushtetshmja e LVV-së Dejona Mihali është takuar me shefin e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Petrit Ajetin, ku gjithashtu u raportua edhe për pjesmëarrjen e Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ky i fundit në një përgjigje për media ka mohuar se Ajeti ka qenë e pjesë e atij të takimi në një lokacion në Gërmi.

Jo, rastësisht jemi taku, unë kam qenë me Durimin që e kam djal të dajës dhe një ish- koleg, nuk ka qenë Petriti shefi i AKI-së. Takimi me Dejonën ka qenë i rastësishëm dhe tema e diskutimit ka qenë tërësisht e lire për përditshmëri”- ka thënë Maqedonci për KALLXO.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *