Modelja Juliana Nura vitin e kaluar ishte një nga konkurrentet më të zjarrta të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo njëherësh rezultoi femra më e votuar dhe më e suksesshme në finalen e madhe, ku u reindit e treta pas Stresit i cili u shpall fitues dhe Vedat Bajramit, i cili doli i dyti.
Xhuli e cila tani po shijon eksperiencën e re në ‘Dancing With The Stars’ ka folur në një intervistë për Prive, për edicionin e dytë të BBVK.
“Jo vetëm Santiana, por shumë lojëtarë aty vërehet që na kanë përcjell me vëmendje vitin e kaluar dhe janë duke përdorur lojën që unë e kam bërë vitin e kaluar. Kjo goca që po përmendet Santiana, është e vërtetë që ne e kemi të përbashkët faktin që nuk i pëlqejmë njerëzit që janë personazhe si ky personi që sapo e përmende. I kanë përdorur jo vetëm Santiana, por edhe disa banorë të tjerë disa fjalë të mia si: ‘prit e përcjell’, ‘gatimi’, ‘lavanderia’, e të tjera”, tha ajo.