Banori i Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica ka folur për banorët e tjerë brenda shtëpisë.
Gjatë një bisede me Gani Gërminë, Azemi tha se gjysma e banorëve janë manipulues.
“Nuk e di çka ju kam ba këtyre, normal kam fol, Vesa mu ka idhnu, nuk e di çka i kam ba. 50 për qind këtu brenda manipulues, manipulues deri në fund”, është shprehur Azemi.
Ndryshe, mbrëmë në prime Azemi dhe Lindita kanë debatuar, pasi këngëtarja i tha se ka flirtuar me të duke e ditur se është e martuar.