Jasharaj: Marrëveshje brenda VV-së largimi nga seanca, Qeveria nuk po lejon t’i shkojnë meritat opozitës

Kritika për lëshimin e seancës nga deputetet e VV-së për nevojën e ngritjes së vlerës së koeficientit ka shprehur edhe kreu i SBASHK-ut.

Rrahman Jasharaj e vlerësoi si qasje të gabuar vendimin e deputetëve.

Ai thotë se ka shumë pakënaqësi lidhur me vlerën e koeficientit.

“Ne kemi pritur që kjo seancë do të zhvillohet, qasje e gabuar ndaj punëtorëve sektorin publik . Ne ju kemi drejtuar Qeverisë që në buxhetin e vitit të ardhshëm që të jetë vlera e koeficientit 130 euro që pagat të jenë më dinjitoze se sa janë se pakënaqësitë janë në arsim, polici, zjarrfikësit e gjithandej”.

Sipas Jasharajt, nëse qëndron ky koeficient do të ketë dorëheqje nga shume vende të punës në disa kategori.

Ai pretendon se partia në pushtet ka bërë marrëveshje për mos mbajtjen e disa seancave.

“Nëse vazhdojmë kështu do të ketë largim edhe në arsim e në polici. Largimi nga seanca është marrëveshje brenda VV-së pasi ata mendojnë që po u vendos diçka pozitivisht është propozuar nga sindikatat e iniciuar nga opozita këtë nuk e donë Qeveria se meritat i shkojnë opozitës”, theksoi Jasharaj.

Ndryshe, pas më shumë se dy orë pauzë, deputetët e Kuvendit janë mbledhur sërish në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave por përsëri të pranishëm nuk janë të deputetët e VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *