Dështon për të pestën herë konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Ka dështuar për herë të pestë që të bëhet konstituimi i Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore

Kjo për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje. Ky bojkotim i mazhornacës është duke ndodhur pasi sipas tyre opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Kryesuesi i këtij Komisioni Rashit Qalaj, tha se është shqetësuese se si partia në pushte është duke bojkotuar konstituimin e Komisionit. Ai tha se kanë dërguar kërkesë në Zyrën Ligjore të Kuvendit që të tregohet se si duhet që të veprohet pas bojkotimit të deputetëve të VV-së. /EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *