Koha me shi duket se është një moment i mirë për të nisur pastrimin “me themel” në shtëpi. E kur flasim për pastrimin, të gjithë e dimë që ka disa pajisje që duket se i neglizhojmë dhe nuk i lajmë aq shpesh sa duhet.
Cilat janë këto? Ne do i listojmë dhe në fund na thoni nëse edhe me ju ndodh e njëjta gjë.
Mikrovala
Është një pajisje veçanërisht e rrezikshme, pasi kur nuk pastrohet siç duhet mund të shkaktojë edhe një infeksion bakterial. Nëse e përdorim rregullisht mikrovalën, duhet ta pastrojmë brendësinë e saj me një leckë të ngrohtë. Për freski shtesë mund të shtoni limon.
Makina e kafes
Ekspertët rekomandojnë që të lajmë aparatin e kafesë pas çdo përdorimi me detergjent enësh dhe ujë dhe të bëjmë një pastrim të thellë për të përmirësuar cilësinë dhe shijen e kafesë një herë në muaj. Më pas mund të përdorim një tretësirë me uthull dhe ujë për të hequr papastërtitë. Mos harroni gjithashtu të zbrazni rezervuarin e ujit dhe ta lini të thahet pas çdo përdorimi.
Tosteri
Thërrimet, djathrat, lagështia dhe shumë mbeturina të tjera bëjnë një mjedis ideal për rritjen e papastërtive. Ekspertët rekomandojnë heqjen e mbetjeve ushqimore nga tostieri çdo herë, pasi të jetë ftohur dhe më pas fshirja e një leckë të pastër sa herë që përdoret.