‘Shpërthen’ Milaim Zeka: Hashim Thaçi i dha urdhër Abelard Tahirit, ky Imer Bekës për të më arrestuar, por çfarë bëri Kadri Veseli?

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratës së ish-kolonelit të Policisë, Rrahman Sylejmanit, ka folur për incidentin në shtëpinë e ish kryeministrit Hashim Thaçi në Dragodan, ku kishte hyrë një person i dyshuar, të cilin më pas garda e sigurisë e kishte plagosur.

Përderisa po zhvilloheshin hetimet në atë kohë, Sylejmani ka thënë se ishte ftuar për të shkuar në  zyrën e ish zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi.

Në atë zyrë, sipas Sylejmanit, të pranishëm ishin ish kryeministri Thaçi, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Zenun Pajaziti, Fatmir Xhelili.

“Ka qenë data 8 qershor 2008. Isha i ftuar nga komisari i policisë, Sheremet Ahmeti që urgjent të shkojë në zyrën e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, në Qeveri, sepse kam qenë përgjegjës i hetimeve me gradën e gjeneralit. Shpejt kam shku, sepse ne gjithmonë e kemi pasur veturën në thirrje, kam hyrë në qeveri jam ngjitur në katin e katërt ku e ka pas zyrën Hajredin Kuçi, me të jemi njoft edhe ma herët sepse ka qenë zyrtar policor dhe kam qenë epror i tij dhe sot e kam mik e shok. Kur kam hyrë i kam gjet komplet Sheremet Ahmetin, kryeministrin Thaçi, Fatmir Limajn, Zenun Pajazitin, Fatmir Xhelilin, Agron Nezën dhe Veton Elshanin. Pa e dit se çka është bisedu aty, çfarë tensionimi ka brenda , kam hyrë i ftum. I kish tri ditë që kishte ndodhur një sulm në Dragodan, në shtëpinë ku ishte duke banuar kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, ku një person i ri kish ndërhy deri në shtëpi, ishte afru deri në katin e dytë ku e kishin dhomën e ndejës dhe garda e sigurisë ka reagu dhe e u plagos ai person. Fatmirësisht ai është dorëzuar dhe na tu i zhvillu hetimet, incident i rëndë ka qenë me u sulmu shtëpia e kryeministrit dhe normal që na ishim çdo ditë me prokurorin e lëndës, Span Mehmeti”, është shprehur ai.

Zeka përmes një reagimi të ashpër, thotë se, që 17 vjet ka treguar 100 ngjarje për ndërhyrje të tilla.

Ai shkruan se tri shkyllat e shtetit i ka kontrollu PDK-ja, e ato janë Policia, Prokuroria dhe AKI-ja.

Zeka ka treguar se, ishte ish-ministri Abelard Tahiri që i ka dhënë urdhër kryeprokurorit Imer Beka për të arrestuar atë.

“E thash para disa diteve qe Abelard Tahiri i ka dhane urdher kryeprokurorit Imer Beka per arrestimin tim. Abelardit kush i ka dhane urdher? Askush tjeter perpos Hashim Thaçit. Kadria ka heshte, dhe permes heshtjes ka aprovuar pislleqet e shokeve te partise.”, shkruan Zeka.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Qe nja 17 vite kam hanger mut e kam tregu 1000 ngjarje dhe nderhyrje te tilla. Keta qe te kane thirre ne takim, keta qe ta kane sha nanen e baben, pikerisht keta i kane perdor institucionet e shtetit per me ju qi nanen te gjithe kundershtareve te tyre politik, madje qofte edhe nese vetem nuk te kane pasur simpati.

Tri shtylla te shtetit i ka kontrollu 💯 perqind PDK-ja me zagarte e vet: Policine, prokurorine, dhe AKI-ne. Mjer ai, ose ajo qe ka hy ne radarin e tyre.

Nuk kam asnje argument qe lidershipi i LDK-se eshte marre me hakmarrje institucionale. Partite tjera, ne krye me PDK-ne, cilin person e kane futur ne radarin e armikut, qi nanen ia kane, me polici, me prokurori, me AKI, deri me ATK.

Keta e sollen ne pushtet baben Albin, sepse ky nuk ishte pengese per ta, po shoket e tyre.

E thash para disa diteve qe Abelard Tahiri i ka dhane urdher kryeprokurorit Imer Beka per arrestimin tim. Abelardit kush i ka dhane urdher? Askush tjeter perpos Hashim Thaçit. Kadria ka heshte, dhe permes heshtjes ka aprovuar pislleqet e shokeve te partise.

Po ne fund te fundit, ka nje Zot qe i rregullon shume gjera ne kete bote!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *