Romanca e Ilnisës dhe Meritonit është parë me shumë skeptizicëm nga banorët e tjerë të ‘Big Brother Vip’ të cilët dyshojnë se e gjitha është në kuadër të lojës dhe për t’i shpëtuar eliminimit.
Të njëjtën gjë duket se e mendon edhe Fationi i cili që spektaklin e së shtunës pati një debat të fortë me Meritonin për këtë gjë. Edhe sot ai ka theksuar se loja e tij është të merret me vajza dhe të lidhet siç po bën në këtë rast me Ilnisën.
Vesa, Juli, Sara gjithashtu mendojnë se romanca mes dy banorëve është e stisur dhe aspak e sinqertë.