Kurti e Sveçla vizitojnë IPK-në

Në një ngjarje të rëndësishme gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar Inspektoratin Policor të Kosovës.

 Ata u pritën me nderime nga Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit, Kushtrim Hodaj, prezent në takim ishte edhe shefi i IPK-së Bardhyl Haxhimustafa, takim ky ku u shqyrtuan me detaje angazhimet dhe arritjet e IPK-së gjatë vitit 2023, si dhe u prezantuan prioritetet e vitit 2024, shkruan Gazeta Neutral.

Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e trajtimit efikas të rasteve të raportuara nga qytetarët, si dhe ruajtja e të dhënave të raportuesve dhe trajtimi i paanshëm dhe profesional i rasteve të pranuara. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën dhe përkushtimin e Inspektoratit Policor, duke falënderuar përfaqësuesit për bisedën e hapur dhe transparente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *